Bujar Shabani ia mohon fitoren Lirisë në minutën e 90+1

Futboll

Bujar Shabani ia mohon fitoren Lirisë në minutën e 90+1

Nga: K.Goca Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 14:56
Futbollistët e Prishtinës së Re festojnë golin e barazimit në minutën e 90+1

Liria e Prizrenit është ndalur në barazim në derbin e javës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Skuadra me renome, Liria, barazoi në udhëtim me rezultat 1:1 ndaj Prishtinës së Re.

Futbollisti Drin Ymeri shënoi në minutën e 6-të për epërsinë e Lirisë, 0:1.

Prizrenasit, të drejtuar nga kryetrajneri Ismet Munishi, ishin shumë afër fitores së shtatë radhazi, por këtë ua mohoi Bujar Shabani në minutën e 90+1.

Shabani realizoi një gol të bukur dhe emocionues nga rreth 11-12 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës për rezultatin përfundimtar 1:1.

Paraprakisht, Lirisë iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Liria vazhdon të kryesojë me 36 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar ndaj Mitrovicës, ndërsa në vendin e dytë renditet Prishtina e Re me 33 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat