Disfata me Danimarkën, trajneri i Portugalisë tallet me Ronaldon

Futboll

Disfata me Danimarkën, trajneri i Portugalisë tallet me Ronaldon

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 15:26
Zhorge Zhezus dhe Ronaldo

Zhorge Zhezus përdori dje ironinë për Kristiano Ronaldon, pasi Portugalia u mposht 1-4 nga Danimarka.

Gazetarët donin të dinin nëse Ronaldo po i mungon Portugalisë. Trajneri Zhezus nuk ndan të njëjtin mendim.

“A më mungon Ronaldo? Si mund të më mungojë kur ai nuk është më pjesë e kombëtares? Vetëm nëse është për të më bërë shoqëri.

Ai nuk luan më. Nuk është më këtu. Ai tashmë e ka vendosur vetë situatën e tij”, u shpreh trajneri Zhezus.

Portugalia do e luajë sfidën e fundit ndaj Uellsit.

Mjafton 1 pikë në transfertë për të siguruar vendin e parë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat