Myrto Uzuni: Tani krijojmë më shumë raste

Futboll

Myrto Uzuni: Tani krijojmë më shumë raste

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 20:24
Futbollisti Myrto Uzuni

Myrto Uzuni foli pas triumfit 0 me 2 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Bjellorusisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, futbollisiti berates deklaroi:

“Kemi bërë një ndeshje shumë të madhe sot, ka qenë një finale për ne.

E dimë kualitetit tonë, erdhëm për të fituar, çunat kanë bërë një ndeshje të madhe sot.

Tifozët kanë qenë forca jonë më e madhe. Të dy fitoret kanë qenë mëse të merituara.

Gjithmonë i marrim ndeshjet një nga një. Krijojmë më shumë raste tani përpara. Gjithë lojtarët japin maksimumin”, deklaroi Uzuni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat