Tronditet Milani, ylli i kuqezinjve dëmtohet me kombëtaren!
Milani mori lajme aspak të mira nga Franca, teksa portieri Majk Menja, la fushën i dëmtuar. Gardiani kuqezi, pësoi një goditje gjatë pjesës së parë pas një përplasje me sulmuesin turk, Gul.
Gjatë përplasjes, Menja ndjehu shqetësime në kofshën e djathtë, teksa në pjesën e dytë u zëvendësua menjëherë nga portieri Restes.
Gjendja e 31-vjeçarit do të vlerësohet në ditët në vazhdim dhe nëse ai nuk do të mund të rikuperohet në kohë për sfidën me Frosinonen e programuar për t’u luajtur të dielën e 22 nëntorit, vendin e tij si titullar do ta marrë Torriani.