As Serbia e as Holanda nuk mund ta ndalin shqiptarin, notë spektakolare 9.6!

Futboll

As Serbia e as Holanda nuk mund ta ndalin shqiptarin, notë spektakolare 9.6!

Nga: K.Goca Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 23:06
Luajtën me Holandën si macja me miun: Brajan Gruda dhe Florian Wirtz (djathtas)

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, është emri i ri që po mahnit Gjermaninë dhe Kontinentin e Vjetër. Dy ndeshje, dy gola dhe dy asistime, nuk ka si më mirë!

Të premten e kaluar në Beograd, shënoi gol nga 17 metra, në këndin e majtë të portës së Serbisë dhe trimfuan me 3:1, ndërsa sonte realizoi një gol dhe dhuroi dy asistime në fitoren e thellë 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës, në ndeshjen e Ligës A të Kombeve.

Gruda ishte protagonist i kësaj fitoreje spektakolare dhe u vlerësua me notën 9.6 nga platforma “Sofascore”.

Një notë fantastike! Pas tij, Florian Wirtz u vlerësua me notën 9.0.

Gruda u zgjodh lojtari i ndeshjes, ashtu siç kishte ndodhur edhe në përballjen ndaj Serbisë, ku gjithashtu ishte më i vlerësuari sipas platformës “Sofascore”.

Një shqiptar që po i bën krenarë jo vetëm gjermanët, por edhe shqiptarët, me magjinë e tij në fushën e futbollit.

Gruda u paraqit për 82 minuta në fushë, shënoi në minutën e 77-të dhe asistoi në minutën e 65-të, kur realizoi Schlotterbeck, si dhe në minutën e 71-të, kur shënoi Wirtz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat