Futbolli është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Enis Maqedonci, në moshën vetëm 24-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim te familjarët, miqtë dhe komuniteti i futbollit.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit.
“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Enis Maqedonci, në moshën 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.
FFK-ja u shpreh ngushëllime familjes Maqedonci, miqve dhe klubit TuS Hügelsheim, ku ai ishte aktiv.
Pusho në paqe, Enis!”, shpreh ngushëllime FFK me president Agim Ademin.