Barcelona synon përforcimin e mbrojtjes

Futboll

Barcelona synon përforcimin e mbrojtjes

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 14:14
Futbollisti Joshko Gvardiol

Barcelona synon përforcimin e mbrojtjes në janar, Gvardiol në listën e dëshirave!

Barcelona ka nisur kërkimet për një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit, ndërsa njëri prej emrave që pëlqehet nga drejtuesit katalunas është Joshko Gvardiol i Manchester Cityt.

Sipas gazetës spanjolle “Diario AS”, Barcelona ka pyetur edhe më herët për mundësinë e transferimit të mbrojtësit kroat, i cili mbetet një prej opsioneve të shqyrtuara nga klubi.

Një tjetër emër që është marrë në konsideratë është edhe Jonathan Tah i Bayern Munihut.

Megjithatë, realizimi i një transferimi në janar nuk do të jetë i lehtë për Barcelonën, për shkak të kufizimeve financiare.

Katalunasit mund të detyrohen të shesin disa futbollistë gjatë afatit kalimtar të dimrit, në mënyrë që të krijojnë hapësirën e nevojshme financiare për të sjellë një përforcim të ri në repartin defensiv.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat