Maqedonia e Veriut bie për dy pozita në renditjen e FIFA-s!

Futboll

Maqedonia e Veriut bie për dy pozita në renditjen e FIFA-s!

Nga: B.S Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 11:49
Maqedonia e Veriut po kalon në krizë të rezultateve

Siç pritej, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie për dy pozita në renditjen e FIFA-s, pas dy humbjeve të pësuara gjatë muajit të fundit nga Skocia (1:2) dhe Sllovenia (0:3).

Sipas mediumit maqedonas “Sportsport”, kështu, Maqedonia e drejtuar nga përzgjedhësi Goce Sedlloski renditet në vendin e 73-të, që paraqet rënie për dy pozita krahasuar me renditjen e fundit.

“Duke parë paraqitjet e ekipit, duket se edhe pozita e 73-të nuk është edhe aq e keqe. Madje, nëse disa gjëra nuk ndryshojnë sa më shpejt, para së gjithash çështja e përzgjedhësit, ekziston rreziku që Maqedonia e Veriut t'i afrohet edhe vendit të 100-të, gjë që do të përbënte një goditje të madhe për futbollin e vendit.

Mbetet të shpresojmë që një ditë të mos zgjohemi me përfaqësuesen në atë pozitë të renditjes së FIFA-s, ndonëse, siç përfundon artikulli, te ne gjithçka është e mundur”, shkruan media maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat