Matjazh Kek: Nuk kam pasur asnjë kontakt apo telefonatë nga Maqedonia për postin e përzgjedhësit

Futboll

Matjazh Kek: Nuk kam pasur asnjë kontakt apo telefonatë nga Maqedonia për postin e përzgjedhësit

Nga: B.S Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 14:47
Trajneri slloven Matjazh Kek

Trajneri slloven Matjazh Kek ka reaguar pas spekulimeve për mundësinë e marrjes së drejtimit të Maqedonisë së Veriut, pas rezultateve katastrofale në Ligën e Kombeve.

Maqedonia e Veriut e përfundoi këtë garë me gjashtë humbje në gjashtë ndeshje dhe me gol-diferencë prej 1:15.

Në një deklaratë për gazetën kroate “Novi List”, Kek ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt me Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut për të zëvendësuar Goce Sedloskin.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt, asnjë telefonatë nga Maqedonia.

Nëse do të kishte diçka të tillë, familja ime dhe presidenti Damir Mišković do të ishin të parët që do ta merrnin vesh.

Nuk kam ardhur në Rijekë vetëm për tre muaj. Kemi probleme, por po bëjmë gjithçka për t'i zgjidhur”, deklaroi Kek për “Novi List”.

Për momentin, Kek mohon çdo kontakt me Federatën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa spekulimet për emërimin e tij në krye të përfaqësueses vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat