Maqedonia e Veriut (femrat) do të jetë pjesë e Ligës C në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. UEFA ka përcaktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës së grupeve.
Maqedonia e Veriut bën pjesë në Grupin 3, së bashku me Izraelin, Andorrën dhe Ishujt Faroe.
Maqedonia e drejtuar nga përzgjedhësi Aleksandar Andov do ta nisë garën më 2 mars të vitit të ardhshëm, kur në shtëpi do të përballet me Andorrën. Katër ditë më vonë, më 6 mars, do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe.
Kalendari i ndeshjeve të Maqedonisë së Veriut
2 mars 2027
Maqedonia e Veriut – Andorra
6 mars 2027
Maqedonia e Veriut – Ishujt Faroe
20 prill 2027
Izraeli – Maqedonia e Veriut
24 prill 2027
Maqedonia e Veriut – Andorra
11 qershor 2027
Maqedonia e Veriut – Izraeli
15 qershor 2027
Ishujt Faroe – Maqedonia e Veriut