Mesfushori ofensiv nuk ka humbur asnjë penallti gjatë karrierës së tij dhe vazhdon të ngjitet në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Almerías.
Sipas mediumit spanjoll, “Marca”, Sergio Arribas e ka kthyer pikën e bardhë në një territor ku nuk e njeh gabimin, siç dëshmoi edhe të shtunën e kaluar kundër Andorrës.
Mesfushori madrilen krenohet me një statistikë që mund ta arrijnë shumë pak futbollistë: ka realizuar të 22 penalltitë zyrtare që i ka ekzekutuar gjatë karrierës së tij, me një saktësi të përsosur prej 100 për qind. Kjo dëshmon gjakftohtësinë e tij në momentet kur presioni është maksimal.
Këtë siguri ai e kishte dëshmuar edhe gjatë periudhës së tij te Real Madrid Castilla. Atje i realizoi të nëntë penalltitë që i ekzekutoi në Primera Federación, duke kompletuar një bilanc të përsosur, i cili, së bashku me penalltitë e realizuara te Almería, e çon totalin në një shifër mbresëlënëse prej 22 penalltish të realizuara nga 22 të ekzekutuara.
Ai jo vetëm që ndihmoi Almerían të vazhdojë luftën për kreun e tabelës në Segunda Division, por i mundësoi Arribasit të arrijë në kuotën e 48 golave me fanellën kuqezi, duke barazuar Leo Ulloan në vendin e tretë të golashënuesve më të mirë në historinë e klubit.
Raul Sánchez mban vendin e dytë me 57 gola, nëntë më shumë se Arribas, i cili mban fanellën me numrin 11 të Almerías.
Ndërsa rekordi absolut vazhdon të jetë në duart e Jose Ortiz Bernal, autor i 59 golave, njëmbëdhjetë më shumë se Arribas.