Mirel Josa kritikon ashpër drejtuesit e klubeve elitare në Shqipëri

Futboll

Mirel Josa kritikon ashpër drejtuesit e klubeve elitare në Shqipëri

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 23:01
Trajneri Mirel Josa

Në prononcimin e fundit për mediat, trajneri i Besëlidhjes, si figurë e mirënjohur e futbollit shqiptar, Mirel Josa, ka dhënë deklaratë të fortë ndaj presidentëve të klubeve elitare në Shqipëri, ndërsa fillimisht ka folur “plot mjaltë” për eksperiencat te Tirana dhe Vllaznia.

“Tirana më ka dhënë shumë si skuadër, më ka dhënë shumë si njeri, më ka dhënë shumë si personalitet. Normal që çdo gjë do të lidhet me Tiranën. Vllazninë dua ta vendos në baraspeshë me Tiranën.

Stema e skuadrës është shumë më e madhe se sa cilësia. Çdo president duhet të jetë i përgjegjshëm se sa e rëndë është ajo stemë që ai përfaqëson.

Jam shumë i bindur se shumë presidentë nuk e njohin peshën e stemës, ose bëjnë gjoja se nuk e njohin. I këtij mendimi jam”, fjalët e Josës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat