Zyrtare: Ronaldo mposht Messin, fiton Topin e Artë

Futboll

Zyrtare: Ronaldo mposht Messin, fiton Topin e Artë

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 18:44
Cristiano Ronaldo

(E plotësuar) - Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të katërt Topin e Artë, çmim që ndahet nga e përditshmja franceze, France Football.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo ka fituar për herë të katërt Topin e Artë, duke mposhtur kështu Leo Messin dhe Antonie Griezmann.

Ronaldo këtë çmim e ka fituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe me Portugalinë, ku fitoi Euro 2016.

Ky është Topi i Artë i katërti në karrierën e portugezit, ku tre i ka fituar me Realin dhe një me Mancheester Unitedin.

Ai tashmë para vetës ka vetëm Messin, i cili ka fituar rekord pesë Topa të Artë.

Kujtojmë se Ronaldo nuk mori pjesë fare në ceremoninë e ndarjes së çmimit, pasi së bashku me Real Madridin ndodhet në Japoni, atje ku do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube.

Image

Ndiq live këtu ceremoninë e ndarjes së 

Ka filluar ceremonia për shpalljen e lojtarit më të mirë në botë nga France Football.

30 lojtarë janë të nominuar për këtë çmim, me Ronaldon dhe Messin si favoritë për ta fituar atë edhe këtë vit, "France Football" këtë vit e jep ndaras çmimin e Topit të Artë, pra nuk është e përfshirë FIFA.

173 gazetarë sot do të votojnë për më të mirin e botës, i cili do të shpallet në ora 20:00.

Kliko mbi videon: 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat