Gjeniu Messi, 600 gola në karrierë, tani synon Kupën e Botës

Futboll

Gjeniu Messi, 600 gola në karrierë, tani synon Kupën e Botës

Më: 5 mars 2018 Në ora: 22:40
Lionel Messi

Lionel Messi arrin kuotën e 600 golave. Nuk është nevoja të thuash shumë fjalë për një talent të lindur siç është argjentinasi. Mrekullitë e tij në fushën e blertë kanë për dëshimtarë miliarda njerëz në mbarë botën. Kryevepra e fundit ishte goli në sfidën ndaj Atleticos së Madridit, përmes një goditje dënimi, në trekëndësh e më pas me topin që u ndal në fundin e rrjetës. Finalizimi peshon shumë praktikisht do të thotë që blaugranat janë me njërën dorë tek titulli, duke ritkhyer qetësinë në skuadër përsa i përket kreut, me Atleticon që i ishte afruar ndjeshëm. Ishte  goli i dytë rradhazi me goditje standarte, të njëjtën skenë e pamë edhe në sfidën ndaj Las Palmas. Pikërisht sfida ndaj Los Colchoneros bëri që sulmuesi i katalanëve të arrijë kuotën e 600 golave në karrierën e tij në 746 ndeshje të luajtura. 539 prej tyre i ka shënuar me fanellën e Barcelonës, ndërsa 61 rrjeta të tjera me kombëtaren e Argjentinës. Shifrat ndryshe përkthehen në 30 trofe të fituar, pa harruar dhe trofetë individualë, 5 Topa të Artë. Në moshën 30-vjeçare janë të shumta skuadrat që janë gati të bëjnë çmenduri vetëm për të pasur në radhët e tyre një yll si Messi. Trofeu i vetëm që mungon CV e tij është Kupa e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat