Kur Hysni Maxhuni ishte përkrah Prishtinës së gjeneratës së artë në vitin 1986

Futboll

Kur Hysni Maxhuni ishte përkrah Prishtinës së gjeneratës së artë në vitin 1986

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2018 Në ora: 13:00
KF Prishtina 1986, në këmbë Hysni Maxhuni, Sahit Kelmendi, Gani Llapashtica, Skënder Shengyli, Muhamed Kolenoviç, Faton Domi dhe Darko Bellojeviq. Ulur: Muharrem Sahiti, Xhevdet Muriqi, Kujtim Shala, Fadil Muriqi dhe Miodrag Çirkoviq.

Trajnerët që nuk duhet të harrohen dhe që ishin në bankën e KF Prishtinës, sa ishin në elitën e futbollit ish-jugosllav. Si kryetrajneri i parë  është Ajet Shoshollit, që ishte emërua në fund të vitit 1984. Në fakt, në bankën e Prishtinës, si ndihmëstrajner shqiptar kanë qenë edhe Hysni Maxhuni, Ramadan Cimili, Erdogan Celina etj. Në foto i pari në këmbë është Hysni Maxhuni, kur ka qenë te KF Prishtina e vitit 1986. Por një fakt interesant që askush nuk duhet ta harroj është viti 1989-90, kur Maxhuni ka qenë kryetrajner i Prishtinës në Ligën e Parë B të ish Jugosllavisë dhe për pak nuk u rikthyen në elitën e futbollit, kur zunë vendin e tretë me 43 pikë, ndërsa Zemuni renditet i pari me 51 pikë e Proleteri i Zrenjanit në pozitën e dytë me 50 sosh, këto skuadra u ngjitën në rangun më të lartë. Këtë vit Liria nga Prizreni ra nga liga, pasi që zuri vendin e 18-të me 23 pikë. Foto e vitit 1986, në këmbë Hysni Maxhuni, Sahit Kelmendi, Gani Llapashtica, Skënder Shengyli, Muhamed Kolenoviç, Faton Domi dhe Darko Bellojeviq. Ulur: Muharrem Sahiti, Xhevdet Muriqi, Kujtim Shala, Fadil Muriqi dhe Miodrag Çirkoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat