Ja çfarë mendojnë rreth 80 për qind e njerëzve në Japoni për LO

Sporti

Ja çfarë mendojnë rreth 80 për qind e njerëzve në Japoni për LO

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:56
Ja çfarë mendojnë rreth 80 për qind e njerëzve në Japoni për LO

Rreth 80 për qind e njerëzve në Japoni thonë se Lojërat Olimpike në Tokio, të parapara të mbahen këtë vit, duhet të anulohen apo shtyhen, nga shqetësimi për rritje rekorde të rasteve me koronavirus, sipas një ankete të bërë nga Kyodo News.

Në anketën 35.3 për qind kanë kërkuar që Lojërat Olimpike të anulohen, ndërsa 44.8 për qind që të shtyhen sërish. Ngjarja më e madhe sportive ishte shtyrë vitin e kaluar shkaku i pandemisë.

Ngjarja është paraparë të mbahet nga 23 korriku deri më 8 gusht.

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, e ka shpallur gjendje emergjente në Tokio të enjten dhe mund të shtrijë këto masa edhe në zonat tjera në Japoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat