Tre kandidatë janë në garë për kryetar të Komitetit Olimpik të Kosovës, kryetari aktual Besim Hasani, dhe Ismet Krasniqi, kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës dhe Linda Shala, nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Që të tre kandidatët synojnë fitore me 25 mars në kuvendin zgjedhor.
Presidenti i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, e mbështet publikisht Ismet Krasniqin.
“Pas nominimit zyrtarisht të kandidatit Ismet Krasniqi për kryetar të Komitetit Olimpik te Kosovës, Federata e Mundjes mbështet fuqishëm kandidaturën e z. Ismet Krasniqi, të cilit i uron suksese në këtë mision”, shkruan Naim Muja.