Kjo është gjendja shëndetësore e sportistit më të mirë shqiptar, njeriu që dridhi botën

Sporti

Kjo është gjendja shëndetësore e sportistit më të mirë shqiptar, njeriu që dridhi botën

Nga: K.G. Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:14
Shaban Tërstena

Si miliona njerëz në rruzullin tokësor, edhe Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur dhe sportisti më i mirë shqiptar, njeriu që dridhi botën, është infektuar me Covid 19. Ai tash e disa ditë është në mjekim në njërën nga spitalet e Shkupit. Cila është gjendja e tij, më së miri tregon Tërstena, fitues i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 dhe i medaljes së argjendtë në vitin 1988! 

“Nga kjo ditë e bekuar e premte prej spitali o njerëz të mi të dashur.

Më emrin tim, më lejoni të falënderoj përzemërsisht të gjithë atyre që më kontaktuan përmes rrjeteve telefonike në të gjithë botën, nga fqinjët tanë në Gadishullin Ballkanik, nga Evropa dhe Amerika, deri në vendlindjen time Maqedoni. Me të vërtetë me gjithë zemrën time, ju falënderoj të gjithëve dhe jam krenar që ju kam si miqtë e mi. Bravo vërtet me dorën në  përgjërohem për nderin dhe respektin tuaj, që edhe në raste të vështira më qëndroni afër. 

Por, me të vërtetë duke mos qenë në gjendje t'ju përgjigjem të gjithëve një nga një, më lejoni t'ju përshëndes përmes këtij postimi me respekt dhe sinqeritet për të gjithë ju që më keni respektuar si person dhe si një sportist. 

Faleminderit shumë të gjithëve  edhe për komentet tuaja; për lutjet që keni bër për shëndetin tim.
Këto katër ditë kam qenë në një situatë shumë të vështirë me shëndetin tim, dhe nga kjo situatë aktualisht jam nën regjimin dhe patronazhin e mjekëve heroikë, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë 24 orë në ditë. Falënderoj mjekët dhe, natyrisht, falënderoj Zotin, që nga sot ndihem më mirë dhe pak më rehat. 

Kështu që, unë jam betuar me shpirtin tim luftarak që edhe këtë sfidë ta kaloj dhe të dal fitues unë jam optimist dhe shpresplotë, andaj me Zotin para do ia dalim edhe kësaj. Miq të mi, vëllezër dhe motra ,sportistë, artistë, profesorë, shkrimtar ,gazetar e teolog .

E tëra që mund të them është vetëm të jeni kujdesshëm, të ndjekëni rregullat dhe të kujdesesh për higjienën tënde, sepse Covid-19 nuk të njeh se kush je, nuk falë dhe s’ka mëshirë.
Me shumē respekt, sportisti dhe mik i juaj”!-shkruan Tërstena nër profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat