Qetësi ju në Serbi, Kombëtarja e Kosovës ka stërvitur me 22 mars në Beograd 

Sporti

Qetësi ju në Serbi, Kombëtarja e Kosovës ka stërvitur me 22 mars në Beograd 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2021 Në ora: 19:08
Qetësi ju në Serbi, Kombëtarja e Kosovës ka stërvitur me 22 mars të vitit 2018 në Beograd 

Beogradi si gjithmonë e ka at zhurmën e njohur si treni i prishur dhe mundohet të gënjejë popullin e vet me lloj lloj propagande.

Mediat në Serbi kanë harruar se me 22 mars të vitit 2018, xhandarmëria serbe e ka ruajtur si sytë e ballit Kombëtaren e Kosovës U—20 në hendboll, në konkurrencën e femrave, që nga kufiri Merdarë e deri në Beograd.

Me 22 mars të vitit 2018, selektori i Kombëtares së Kosovës U-20, Faruk Shala, zhvilloi stërvitjen e parë në palestrën Korilovo afër Beogradit dhe në fanellë shkruante Kosova, ku edhe fotoja është dëshmi e kohës.

Image

Ishte anuluar turneu kualifikues i Kampionatit Botërore U-20 në Beograd, sepse Qeveria e Beogradit me Aleksandër Vuçiqin, ishte çartur tërësisht kur ka pa vashat tona duke stërvitur me emblemë e Flamur të Kosovës, sot mediat në Serbi merren me Spanjën dhe bëjnë zhurmë koti se Kosova po luan me himn e Flamur në Spanjë.

Medat në Serbi paskan harruar se me 22 mars të vitit 2018, Kosova ka stërvitur si Kombëtare, si shtet dhe midis Serbisë, i keni ruajtur si sytë e ballit. Ju lutem, qetësi në Beograd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat