Musa Selimi me fjalë të mëdha për Musën, Donjetën dhe Egzonin

Sporti

Musa Selimi me fjalë të mëdha për Musën, Donjetën dhe Egzonin

Nga: K.G. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 21:59
Musa Selimi me fjalë të mëdha për Musën, Donjetën dhe Egzonin

Dekani i FEFS të UP-së, Musa Selimi, ish futbollist dhe ish volejbollist, trajneri i dalluar i futbollit, ka fjalë të mëdha për sportistët tanë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. 

“Nuk ka më bukur se të prezantosh me dinjitet vendin tënd në Tokyo 2021! E kur i shtojmë  kësaj që  studentët e FEFS  të UP, Egzon  Shala mundës, Donjeta Sadiku boksiere dhe Musa Hajdari atlet, na bëjnë krenarë si fakultet dhe mburremi me të arriturat e tyre, si dëshmi e punës, djersës dhe pasionit të pakufishëm për të realizuar ëndrrën e tyre!

CITIUS, ALTIUS, FORTIUS!

Po ashtu urojmë suksese për të gjithë sportistët tjerë pjesëmarrës!”, uron Musa Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat