Televizioni shtetëror i Serbisë sqaron opinionin pse u ndërpre transmetimi kur Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë

Sporti

Televizioni shtetëror i Serbisë sqaron opinionin pse u ndërpre transmetimi kur Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 13:42
Televizioni shtetëror i Serbisë sqaron opinionin pse u ndërpre transmetimi kur Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë

Pak para luftës finale të xhudistëve në kategorinë deri në 57 kilogramë, Radio Televizioni i Serbisë ndërpreu transmetimin e finales, ku xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova do të luftonte për medaljen e artë, e që në fund do ta fitonte.

Pas këtij veprimi ka ardhur edhe reagimi nga RTS.

Olivera Kovaqeviq, redaktore në atë televizion shpjegoi se pse ndodhi ndërprerja e transmetimit.

“Shumica e gazetarëve tanë në Tokio janë karantinë dy-javore, kështu që transmetimi u ndërpre sepse nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha ngjarjet”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat