​Egzon Shala mëson kundërshtarin e tij në “Tokio 2020”, jo i kënaqur me shortin

Sporti

​Egzon Shala mëson kundërshtarin e tij në “Tokio 2020”, jo i kënaqur me shortin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:49
​Egzon Shala

Sportisti i ekipit olimpik të Kosovës Egzon Shala ka mësuar sot kundërshtarin e tij në garat e mundjes në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Në kategorinë deri në 125 kilogramë, Shala në raundin e parë do të përballet me mundësin e Bjellorusisë Dzianis Khramiankou, përcjell KosovaPress.

Sa i përket këtij shorti, mundësi ynë nuk ishte shumë i kënaqur ku edhe e konsideroi atë tejet të pafat.

“Është shorti më i keq i mundshëm. Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalistë. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropian për ‘Tokio 2020’”, tha Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Mundësi dhe sportisti i ekipit olimpik të Kosovës Egzon Shala do të fillojë garat në “Tokio 2020” më 5 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat