Shala habit: Kombëtarja e Kosovës ishte në poligonin famëkeq të Titos, që e kishte përdorur për gjueti

Sporti

Shala habit: Kombëtarja e Kosovës ishte në poligonin famëkeq të Titos, që e kishte përdorur për gjueti

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2022 Në ora: 21:50
faruk Shala i pari, pas tij Izet Gjinovci

Pas pothuajse katër viteve, Faruk Shala sot ka treguar një detaj që deri sot e kanë mbajtur fshehur.

Për herë të parë ai tregon se me 22 mars të vitit 2018, Kombëtarja e Kosovës U-20, u vendos në poligonin famëkeq të Titos, njeriun më i urryer nga shqiptarët.

Shala ka qenë selektor i Kombëtares së Kosovës dhe e ka mbajtur stërvitjen në Beograd në javën e katërt të marsit të vitit 2018 nën përcjelljen e xhandarmërisë serbe. Pastaj ndodhi edhe një turp i madh, Kosova nuk u lejua të luajë ndeshjen në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, kjo me vendim të Qeverisë së Serbisë, për çka u dënuar Federata e Hendbollit e Serbisë nga EHF-i.          

“25 mars 2018! Qendra Rekreative Sportive, një ambient i mbyllur prej disa hektarësh, ku Marshall Tito e kishte përdorur për gjueti, ishte poligon i njohur i qitjes Kovilovo që gjendej 10-12 kilometra në periferi të Beogradit, ku Kombëtarja e Kosovës qëndroj për katër ditë.

Bashkë më stemën dhe flamurin e Republikës së Kosovës, gjenerali Gjinovci udhëhoqi ekspeditën e Kosovës, ekspeditë kjo që mbetet skuadra e vetme që u paraqit në një ambient sportiv në shtetin fqinj - Serbi pas 40 vitesh. 

Stërvitja filloi ashtu siç edhe ishte planifikuar në orën 19:00, ndërsa pjesa tjetër i përket historisë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat