U kap me patentë të falsifikuar, dënohet lojtari shqiptar në Spanjë

Sporti

U kap me patentë të falsifikuar, dënohet lojtari shqiptar në Spanjë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 13:30
U kap me patentë të falsifikuar, dënohet lojtari shqiptar në Spanjë

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, aktualisht pjesë e Levantes në LaLiga, Enis Bardhi, është dënuar me katër muaj burg dhe 1920 euro gjobë për drejtimin e automjetit me patentë të falsifikuar.

Gjtihsesi, gjyqtari e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi me kushtin që ai të mos kryejë më krim.

Bardhi u përgjua nga agjentët e Policisë Vendore në orën 12:30 të datës 5 prill 2021 në rrugën Hermanos Machado, shumë pranë stadiumit Ciutat de València.

Agjentët verifikuan se mesfushori po drejtonte makinën pa leje drejtimi, situatë për të cilën i akuzuari ishte “në dijeni të plotë”.

Përveç kësaj, kur policia i kërkoi të tregonte patentën, ai paraqiti një të prodhuar në Maqedoninë e Veriut me emrin e tij, e cili ishte “plotësisht false”.

Prokurori kërkoi për Bardhin dënimin me 6 muaj burg dhe 12 muaj gjobë (tetë euro në ditë), ndonëse përfundimisht sanksioni ka qenë katër muaj burg dhe tetë muaj gjobë, me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat