Telashe për klubet e Vushtrrisë, palestra sportive me ndriçim të dobët

Sporti

Telashe për klubet e Vushtrrisë, palestra sportive me ndriçim të dobët

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2022 Në ora: 18:34
Palestra sportive në Vushtrri

Palestrat sportive, diku pikon çatia, diku nuk ka ndriçim dhe diku nuk i plotëson kushtet, po shkakton kokëçarje për klubet sportive.

Përderisa në Ferizaj pikon çatia kur bie shi dhe gjeneratori është prishur, edhe në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë pikon çatia, ndërsa një problem tjetër që moti është edhe në palestrën e sportit “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

Një zyrtar nga komuniteti sportiv i Vushtrrisë, në kushte anonime, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kanë probleme të mëdha. “Ndriçimi i dobët ka bërë që tani të mendojmë të luajmë diku jashtë vendit, që nuk është aspak e lavdërueshme kur kihet parasysh që kemi tifozeri të madhe dhe të flaktë.

Qe një vit nuk merret kush me këtë punë të ndriçimit, që është i dobët dhe i pamjaftueshëm për të zhvilluar një ndeshje zyrtare”, - tha një burim nga Vushtrria.

Merret vesh se turneu i hendbollit për nder të dëshmorit Jeton Tërstena – Tota, do të zhvillohet ditën gjatë të shtunës, për shkak të ndriçimit.

Po ashtu raportohet se Federata e Hendbollit e Kosovës, e ka kërcënuar KH Vushtrrinë, se nëse nuk rregullohet ndriçimi, nuk ka ndeshje në mbrëmje në këtë palestër. KH Vushtrria është para një akti të kryer, ose të luajë vetëm ditën, ose të gjej një strehë diku jashtë qytetit.

KH Vushtrria është rikthyer në elitë dhe ka synime që të sigurojë një vend në garat evropiane. Klub që ka disa përforcime edhe nga jashtë dhe ka një ekip mjaft të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat