Diellza Kolgeci me dorëza të boksit, mahnit me disa foto!

Sporti

Diellza Kolgeci me dorëza të boksit, mahnit me disa foto!

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2025 Në ora: 20:09
Diellza Kolgeci gjatë ushtrimeve

Aktorja e njohur Diellza Kolgeci si gjithmonë është e përkushtuar në sport.

Pas aktrimit, për aktoren e famshme sporti është si ushqim, ia përmbush jetën!

Diellza është shfaqur me dorëza të boksit gjatë ushtrimeve, një ushtrim i zakonshëm për të.

Image

Diellza me dorëza

Kick-boksin dhe boksin, dy sporte të vështira, i ka për qejfi.

Stërvitet me vullnet duke treguar artin e saj për sporte luftarake!

Image

Diellza ushtron për vete por nuk e ka ndërmend që t’i futet ringut apo të sfidojë dikë!

Jo vetëm me kick-boksin dhe boksin, ajo tregon mjeshtrin e saj edhe në gjimnastikë, sport që i fle për së tepërmi në shpirt. 

Image

Ka një dhunti të rrallë për gjimnastikë.

Diellza është drejtoreshë e klubit të volejbollit Prishtina F, klubit më të vjetër në kryeqytet në sportin skofiar.

Duhet theksuar se të enjten që e lamë pas, ka qenë e pranishme në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, duke e mbështetur fuqishëm kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e hendbollit ndaj Ukrainës (meshkujt), ku djelmoshat tanë triumfuan me rezultat 31:30 në kuadër të xhiros së tretë të fazës së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.  

Diellza krahas aktrimit, aktiviteteve tjera humanitare, shumë i kushton rëndësi sportit, sidomos gjatë dimrit është e përkushtuar edhe në skijim dhe gjatë verës edhe me sportin e tenisit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat