Fidan Shatri do të jetë më pozitë të re.
Një kohë trajner i shquar në basketbollin e femrave në Kosovë, tani pritet të jetë në një pozitë me përgjegjësi të madhe.
Merret vesh se Fidan Shatri është emëruar drejtor Ekzekutiv në Agjensinë për sport.
Agjensia per sport buron nga Ligji i Ri për sport në Kosovë.
Ndryshe, Shatri është me vite në DSK përkatësisht në MKRS dhe ka përvojë të madhe po ashtu ka qenë edhe kryetar i komisionit për licencim të federatave sportive.