Karateisti më i mirë në Kosovë, Artiol Shaqiri, anëtar i klubit Sharri nga Ferizaj, është rikthyer në stërvitje pas një lëndimi.
Shaqiri ka synime të mëdha qoftë në gara vendore qoftë në ato ndërkombëtare.
Kryetrajneri i Sharrit, Shemsi Shaqiri, ka konfirmuar rikthimin e tij.
“Artioli rikthehet pas lëndimit.
Më 1 shkurt të vitit 2025, ai pësoi një lëndim pak para nisjes për në Kampionatin Europian, ku ishte i kualifikuar në kategorinë U-21 -75 kg.
Pas 3 muajsh rikuperimi e përkushtimi, ai rikthehet më i fortë se kurrë, gati për të dominuar tatamin!
Shpresojmë në një rikthim të fuqishëm!
Vazhdojmë përpara, kampion!
Besim, përkushtim dhe zemër luani!”, njofton Shemsi Shaqiri.