Ngjarje e rëndë për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Panuçit i djegin makinën e parkuar brenda vilës

Sporti

Ngjarje e rëndë për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Panuçit i djegin makinën e parkuar brenda vilës

Më: 23 prill 2025 Në ora: 09:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Kristian Panuçi është përballur me një ngjarje të rëndë në fillimin e kësaj jave.

Pasditen e së hënës, Audi Q8 që ndodhej i parkuar në vilën e ish-trajnerit të Kombëtares, është gjendur në flakë.

Zjarri është ndezur qëllimisht raportohet, ndërsa gjithçka ndodhi në Itali. Në vilën e Panuçit jeton djali i tij, Huan.

Ish-trajneri i Kombëtares ndërkohë ndodhej në Dubai.

Panuçi mbajti për herë të fundit pozicionin e trajnerit të Shqipërisë, nga viti 2017 deri në vitin 2019. 52-vjeçari drejtoi kuqezinjtë në 15 ndeshje pa lënë shenjë. Si lojtar, periudhën më të gjatë e kaloi te Roma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat