Kampionati Individual i Shahut, 5-vjeçari shpallet kampion i Kosovës

Sporti

Kampionati Individual i Shahut, 5-vjeçari shpallet kampion i Kosovës

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Federata e Shahut të Kosovës ka mbajtur kampionatin individual për grupmosha të reja, garë kjo e cila vuri në pah talentin e madh të shumë të rinjve që kanë për këtë sport.

Edhe pse të gjithë nën moshën 18 vjeçare, gara e zhvilluar ishte mjaftë cilësxore dhe me duele që sollën adrenalinë të madhe.

Risia më e madhe e këtij kampionati ishte se për herë të parë u mësua edhe kampion i m i ri i këtij sporti në nivel vendor, që ishte Mal Berisha me vetëm pesë vjet e gjysmë, raporton KosovaPress.

Në mbylljen e kampionatit, Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica, tha se sporti i shahut së shpejti do të bëhet me sallën e vetë ku do të zhvillohen të gjitha kampionatet dhe aktivitetet tjera në vazhdim.

Mushica: Shahu do ta ketë shtëpinë e vet të re

“Ne si Drejtori e Sporti çdoherë mundohemi që të bëjmë përkrahjen e duhur për sportin e shahut. Po shpresoj që kampionati i ardhshëm apo kampionatet e ardhshme që do të ndodhin në këtë sport ndodhin në ambiente ku është shtëpia e vet këtij sporti në mënyrë që t’i keni kushtet e juaja dhe adresën tuaj dhe kjo rini që po shoh sot të nxjerrë shahistë botëror dhe ta përfaqësojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë”, theksoi Mushica.

Kurse, Kryetari i Federatës së Shahut, Armend Budima, konfirmoi se kampionët e dal nga ky kampionat individual do të jenë ata që do ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatet evropiane e botërore që do të mbahen gjatë këtij viti.

Budima: Këta kampionë do ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatet evropiane dhe botërore

“Ajo që është shumë me rëndësi është se në këtë kampionat e kemi një risi që e kemi kampionin më të ri ndonjëherë që e ka pasur Kosova. Ai është Mal Berisha i cili me pesë vite e gjysmë shpallet kampion për grupmoshat e reja. Gjithashtu përveç Malit, edhe të gjithë fituesve iu urojë titullin e kampionit dhe të gjithë kampionët do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane dhe botërore që do të mbahen gjatë këtij viti”, tha Budima.

Këto ishin rezultatet finale të këtij kampionati:

ALAUDIN SHTAVICA - Vendi I - U18

RON MANI - Vendi II - U18

VALENTIN URUÇI - Vendi III - U18

JONA REÇICA - Vendi I - G18

LIR BASHA - Vendi I - U16

LOANT SHKOLOLLI - Vendi II - U16

BLED MUSLIU - Vendi III - U16

EMA KARAGJYZI - Vendi I - G16

REJANA LIMANMERA - Vendi II - G16

RON REÇICA - Vendi I - U14

UVEJS SHARKU - Vendi II - U14

GEMI KRASNIQI - Vendi III - U14

ALBA PLLANA - Vendi I - G14

ERINA ELSHANI - Vendi II - G14

TROI KRASNIQI - Vendi I - U12

CEYHUN SUNDO - Vendi II - U12

BAMIR ENSAR ZHERKA - Vendi III - U12

ERA LIMANMERA - Vendi I - G12

JON PLLANA - Vendi I - U10

PRIAM KRASNIQI - Vendi II - U10

ANUAR SAHITI - Vendi III - U10

HENA SIMITÇI - Vendi I - G10

MAL BERISHA - Vendi I - U8

KRON MUSLIU - Vendi II - U8

GJON BUZHALA - Vendi III - U8

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat