Shqipëria vetëm me 3 shtangistë dhe pa pretendime të mëdha!
Në Forde të Norvegjisë ka nisur Kampionati Botërori i Peshëngritjes për të rritur, event ku përfaqësohet edhe vendi ynë. FSHP ka dërguar në këtë turne vetëm 3 shtangistë.
Për Shqipërinë do të garojnë Briken Calja (6 tetor, bateria C e peshës 79kg), Erkand Qerimaj (6 tetor, bateria B e peshës 79kg) dhe Ertjan Kofsha (8 tetor, bateria C e peshës 94kg).
Duke parë se garojnë në bateritë e ulta shanset për medalje janë të pakta për peshëngritësit kuqezinj. Për Kofsha, 20 vjeç, ky turne mbetet një test i mirë për të ardhmen.