Nedim Shaqiri fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Kallkanik

Sporti

Nedim Shaqiri fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Kallkanik

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 12:20
Nedim Shaqiri

Karateisti i talentuar, Nedim Shaqiri, ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin ballkanik për kadet, junior dhe U21, i cili po mbahet në Rijekë të Kroacisë.

Nedimi me shpirtin e tij luftarak dhe performancën e shkëlqyer, siguroi një vend në podiumin ballkanik, duke i sjell Maqedonisë një tjetër medalje.

Reprezentuesi i Maqedonisë e ka siguruar këtë medalje në kategorinë U-21, -60 kg.

Në luftë për medaljen e bronztë, karateisti i KK “Rinia” nga Mateci i komunës së Likovës e mposhti turkun Arda Ahmet me rezultat 5-1.

Karateisti tjetër i KK “Rinia”, Aid Avdiu përfundoi në vendin epestëi pestë- Junior, që paraqet një tjetër sukses të madh për klubin modest nga komuna e Likovës, e që edhe për këta të fundit është një sukses i madh.

Pas dy ditësh gara, Maqedonia fitoi 9 medalje, një të artë, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Në Rijeka të Kraocisë sot është dita e fundit e kampionatit ballkanik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat