Emrat e mëdhenj të sportit të Kosovës në vitet e 90-ta, dy prej tyre Dëshmorë të Lirisë 

Sporti

Emrat e mëdhenj të sportit të Kosovës në vitet e 90-ta, dy prej tyre Dëshmorë të Lirisë 

Nga: K.G. Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 18:49
Nga e majta në këmbë Ahmet Sylejmani, Nazmi Hyseni, Muhamet Kilaj, Sefedin Reçica e Ramadan Rexhepi – Adidasi. Ulur nga e majta Ahmet Hoxha, Milazim Haliti e Daut Dauti.

Ahmet Hoxha – profesor, trajner i pingpongut e hendbollit, ishte në Grupin e parë të UÇK-së që shkoi në Shqipëri në vitin 1991 e bashkëluftëtar i komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit,.

Ahmet Hoxha – Dëshmorë i Lirisë.

Ramadan Rexhepi – profesor e ish futbollist, njëri prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Neredimes, ra heroikisht më 5  maj në luftë kundër pushtuesit serb.

Nga e majta në këmbë Ahmet Sylejmani – trajner i futbollit dhe veprimtar i shquar sportiv, Nazmi Hyseni (arsimtar e aktivist sportiv), Muhamet Kilaj – hendbollist i gjeneratës së artë e sekretar i KH Kastriotit në vitin 1992, Sefedin Reçica – hendbollist i gjeneratës së artë dhe kryetar i Lidhjes së Sporteve të pavarura - Ferizaj, Ramadan Rexhepi – Adidasi.

Ulur nga e majta Ahmet Hoxha, Milazim Haliti, aktivist i çështjes kombëtare e veprimtar i karatesë dhe Daut Dauti – trajner i xhudos.

Të gjithë këta ishin pjesë e Lidhjes së Sporteve të Komunës së Ferizajt në rezistencë ndaj regjimit serb.

Emrat e mëdhenj të sportit, emra që dhanë shumë, emra që ishin në vijë të parë kundër regjimit serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat