Medalja e bronztë nga Kampionati Evropian në garën e femrave seniore, si dhe të njëjtat medalje në Kampionatin Botëror dhe të Kontinentit të Vjetër midis femrave të reja të senioret, ishin vendimtare për shqiptaren Andrea Berishaj që të zgjidhet sportistja më e mirë e vitit 2025 në Mal të Zi
“Andrea Berishaj kurorëzoi një vit ëndrrash – sportistja jonë e taekwondos është sportistja më e mirë e Malit të Zi për vitin 2025, e përzgjedhur nga Komiteti Olimpik i Malit të Zi.
Vendimi për çmimin më prestigjioz individual në vend u mor nga Bordi i Drejtorëve të Komiteti Olimpik të Malit të Zi”, - shkruan media malazeze “Vijesti”.
"Në konkurrencën e 15 kandidatëve, Bordi i Drejtorëve vendosi që çmimi për sportisten më të mirë të Malit të Zi në vitin 2025 t'i shkojë Andrea Berishaj," njoftoi Shtëpia Olimpike e Malit të Zi.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Vila Goricë, të martën në orën 12:00.