Fortesa Orana: Medaljet që dikur vetëm i ëndërroja, sot i mbaj në duar 

Sporti

Fortesa Orana: Medaljet që dikur vetëm i ëndërroja, sot i mbaj në duar 

Nga: K.G. Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 15:55
Fortesa Orana

Karateistja e kombëtares së Kosovës, Fortesa Orana, është krenare që po e përmbyllë vitin me suksese. 

Është krenare që ka arritur suksese që ka pas në ndërdije. 

Është krenare që arriti suksese në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar.

Ajo zotohet se në vitin 2026 do të shënojë rezultate tjera të mëdha.  

“Po e përfundoj këtë vit më të përmbushur se kurrë më parë në karrierën time.

Një vit plot emocione, sfida dhe sakrifica, por mbi të gjitha plot besim dhe punë të palodhshme. Arrita të dëshmoj se pas çdo vështirësie lind dielli.

Me disiplinë, përkushtim dhe ëndrra të mëdha, medaljet që dikur vetëm i ëndërroja, sot i mbaj në duar: medalje Botërore, Evropiane, Karate 1 Premier League, Ballkanike dhe Mesdhetare.

Ky vit shënoi kulmin e këtij rrugëtimi, duke u mbyllur me 2 medalje Ballkanike, 2 medalje Mesdhetare, medalje nga Karate 1 Premier League, medalje Evropiane team dhe titullin Kampione e Kosovës.
Ishte vërtet viti im. Realizova objektivat e mia dhe përjetova sukses jo vetëm në karrierë, por edhe në jetë. Jam mirënjohëse për çdo sakrificë dhe për çdo hap që më solli deri këtu.

“Faleminderit që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi tim — familjes, shoqërisë dhe trajnerëve të mi.

Me mirënjohje dhe besim, drejt synimeve të reja në vitin 2026” 

Medalja më e çmuar nga të gjitha mbetet njeriu i zemrës sime, ai që i dha kuptim çdo fitoreje":, -  ka shkruar Orana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat