Ngjarje e pabesueshme në funeralin e gruas së Luçiano Moxhit, një person dhunon priftin dhe lëndon dy të tjerë

Sporti

Ngjarje e pabesueshme në funeralin e gruas së Luçiano Moxhit, një person dhunon priftin dhe lëndon dy të tjerë

Më: 28 maj 2026 Në ora: 20:52
Luçiano Moxhit

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur këtë të mërkurë në qytezën e vogël të Montiçiano, në provincën e Sienës, ku po zhvillohej funerali i Xhovana Regoli, gruas së Luaçiano Moxhit, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.

Turma ishte mbledhur para kishës ku duhej të zhvillohej ceremonia, por në ato momente, një i ri ka nisur në ulërasë në mënyrë të papritur dhe ka fyer të pranishmit.

Më pas, ai ka sulmuar dhe dhunuar priftin. Sipas “La Nazione”, i riu i cili ishte i huaj, njihej për ngjarje të tilla në qytezën e vogël.

Ai ka tentuar të largohet dhe ka lënduar edhe shefin e karabinierëve të qytezës, si dhe një tjetër person të pranishëm të cilët ishin munduar që ta ndalonin.

Ai ia kishte dalë fillimisht të arratisej, por më pas ishte ndaluar nga forcat e policisë që e kishin dërguar në komisariat.

Sa i përket ceremonisë mortore, për shkak se prifti ishte dërguar në spital, u desh që të ftohej një nga qyteza pranë, i cili mbërriti për të kryer ritet e për të vazhduar ceremoninë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat