Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës. Albulena Haxhiu: E artë është Kosova në “Taranto 2026”

Sporti

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës. Albulena Haxhiu: E artë është Kosova në “Taranto 2026”

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2026 Në ora: 15:52
Islam Selmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës. Albulena Haxhiu, e ka uruar karateistin Islam Selmani për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare – “Tarato 2026”.

“E artë është Kosova në “Taranto 2026”

Islam Selmani është kampion i Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”!

Me fitoren në finale ndaj Burak Ozdemir të Turqisë, Islami shkroi historinë për karatenë tonë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në këtë sport në Lojërat Mesdhetare, medaljen e artë.

Kjo është medalja e shtatë e Kosovës në Taranto 2026 dhe e dyta e artë.

Urime Islam! Një sukses historik për ty, për karatenë kosovare dhe për Kosovën!”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në faceook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat