Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha ishte sot protagonist i garave për peshat 95 kg.
Kofsha arriti që të mbyllte garën e tij në vendin e katërt në stilin e shkëputjes duke i shkuar shumë pranë medaljes së bronztë.
21-vjeçari arriti që të ngrinte shtangën 162 kg ndërsa më mirë se ai performuan Karim Ibrahim Ibrahim
Aly Abokahla (164 kg), Kianoush Rostami (166 kg) dhe Faris Touairi (169 kg).