Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendos në favor të Agron Zeqirit

Sporti

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendos në favor të Agron Zeqirit

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2026 Në ora: 14:57
Pamje

Federata e Notit e Kosovës ka dalur me një komunikatë në lidhje me Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.Federata së shpejti do të jep hollësi të tjera.

“Ju informojmë se në çështjen CAS 2025/A/11534 – Agron Zeqirit v. World Aquatics, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka vendosur në favor të palës paditëse/apeluese, Agron Zeqiri, ish-President i Federatës së Notit të Kosovës, në çështjen ndaj palës së paditur/respondente, World Aquatics.

Përfaqësues ligjorë të palës paditëse/apeluese ishin avokatët Fis Murati dhe Shkëlzen Feka, nga zyra e avokatëve FM LAË.
Vendimi përmbyll procedurën e arbitrazhit të zhvilluar pranë CAS në Lozanë.

Federata e Notit e Kosovës do të informojë së shpejti komunitetin e notit, opinionin publik dhe institucionet relevante, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Ministrinë e Sportit (MKRS), si dhe institucionet e tjera përkatëse, lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe efektet që rrjedhin nga ky vendim”, - thuhet nga Federata e Notit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat