Edhe tri medalje tjera ka fituar peshëngritja e Kosovës në Kampionatin Evropian për junior dhe U-23, që po mbahet në Durrës të Shqipërisë.
“Këtë herë, Brayan Guerrero Ibanez, që ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, fitoi një medalje të artë dhe dy të argjendta, në grupmoshën junior, kategoria 85 kg.
Ibanez u bë kampion në shkëputje, ndërsa të argjendtën e fitoi në shkëputje e shtytje, si dhe në total.
Ibanez është me prejardhje nga Kuba. Falë nënshtetësisë së nënës së tij, Abigail Guerrero , Emily Ibanez, debutoi sot me Kosovën.
Babai i tij është Ciro Luis Ibanez Goicoechea, që njëherit është edhe trajner i Kianoush Rostamit, peshëngritësit që fitoi dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Dje garoi edhe Emily Gonzalez, që Kosovës i solli tri medalje të arta në grupmoshën juniorë”, - ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.