Sportisti dhe peshëngritësi kampion i Shqipërisë, Erkand Qerimaj është paraqitur paraditen e kësaj të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai shihet i vetëm duke hyrë në ambientet e organit qendror të akuzës.
Është e paqartë arsyeja e thirrjes së peshëngritësit në Prokurorinë e Posaçme, por sipas asaj që newsbomb.al ka mësuar, Erkand Qerimaj i është dërguar fletëthirrje për t'u paraqitur në orën 11:15, sot, më 22 Tetor.
Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe për peshën 77 kilogram në evropianin e 2012 në Antalia (Turqi). Qerimaj u rendit i dyti në shkëputje me 158 kg dhe i pari në shtytje me 190 kg duke merituar medaljen e artë me 348 kg në dygarësh.
Më 8 prill 2014, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, ai mori medaljen e artë në kategorinë –77 kg duke lënë në vendin e dytë patriotin e tij Daniel Godelli. Në të njëjtin kategori, ai mori medalje të bronztë në tërheqje.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi e ka nderuar kampionin e Evropës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Në vitin 2022, ai mori edhe Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” nga Presidenti Republikës i kohës, Ilir Meta.