Philip Wuthrich dhe skuadra e HC Ambri-Piotta do të ndajnë rrugët në fund të sezonit 2026/27, kur edhe përfundon kontrata aktuale e portierit.
Siç ka bërë të ditur klubi nga rajoni i Leventinës, largimi është vendim personal i portierit, të cilin drejtuesit e klubit e kanë “marrë në dijeni dhe e respektojnë”.
Portieri 28-vjeçar nga Berna është në sezonin e tij të dytë me skuadrën nga kantoni i Ticinos.
Wuthrich po kalon një periudhë shumë të mirë, me një përqindje të pritjeve prej 92.58 për qind, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rezultatet e fundit pozitive të Ambr-it, që aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelë.
Me largimin e tij të paralajmëruar, Ambri-Piotta tashmë duhet të nisë kërkimin për një portier të ri për sezonin 2027/28.