Liverpooli e gjen zëvendësuesin adekuat të Mohamed Salah

Futboll

Liverpooli e gjen zëvendësuesin adekuat të Mohamed Salah

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:55
Jeremy Doku

Jeremy Doku po llogaritet si njëri nga sulmuesit më të talentuar në Evropë.

Sulmuesi anësor këtë verë u largua nga Anderlecht për t’iu bashkuar skuadrës franceze Stade Rennes për 26 milionë euro.

18-vjeçari ka vazhduar shkëlqimin edhe në Ligue 1, ku ka bërë ndeshje jashtëzakonisht të mira.

Reprezentuesi belg është bërë një objektiv i Liverpoolit, me kampionët në fuqi të Anglisë që e shohin atë si zëvendësuesin adekuat të Mohamed Salah.

Liverpool e ka ndjekur Dokun edhe sa ishte pjesë e Anderlechtit, por nuk ishin të sigurt për të shpenzuar për të.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Anglai bëjnë të qartë se trajneri Jurgen Klopp i ka parë disa nga ndeshjet e tij me Rennes dhe e dëshiron atë në Anfield.

Gjithsesi The Reds tani nuk mund ta marrin për një çmim të ulët lojtarin, pasi vlera e tij është rritur shumë.

Rennes mund ta lejoj largimin e tij në verë vetëm nëse paguhet një shumë prej 50 milionë euro.

Liverpool mund të bëjë transferimin e Dokus vetëm nëse largohet Mohamed Salah në drejtim të Real Madridit ose Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat