Robben dhe statistika e pabesueshme, më shumë autografe se minuta të luajtura

Futboll

Robben dhe statistika e pabesueshme, më shumë autografe se minuta të luajtura

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 06:22
Arjen Robben

Arjen Robben i ka befasuar të gjithë duke u kthyer në fushat e futbollit pas tërheqjes.

Holandezi është kthyer te Groningen, por gjëray nuk kanë shkuar shumë mirë për shkak të disa problemeve fizike.

“Gjërat nuk po shkojnë siç do të doja”, ka thënë Robben për Fox Sports. “Kemi punuar shumë në muajt e fundit, por pa rezultatin e shpresuar. Do ta përdor kohën në dispozicion për të rikuperuar dhe do të më pëlqente të isha në fushë dhe të luaja në vitin e ri”, ka thënë Robben.

Më pas është një statistikë që do të zemëronte këdo, por jo Robben-in. Holandezi ka luajtur vetëm 44 minuta në Eredivisie në 44 minuta. Pak, shumë pak. Veçanërisht nëse krahasohen me 1500 autografeve të lojtarit me rastin e fushtës Black Friday të klubit:

“Duhet të them se kam mbetur i befasuar për interesin e madh. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë blerë një fanellë të autografuar nga unë”.

“E shikoj si shenjë e një vlerësimi të madh dhe si një  shenjë mbështetjeje. Por, për shkak të fushatës së klubit, tani kam më shumë autografe se minuta të luajtura”, ka thënë Robben.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat