Portieri i Kosovës: Nwabueze nuk më ka shënuar

Futboll

Portieri i Kosovës: Nwabueze nuk më ka shënuar

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:44
Portieri i Kosovës: Nwabueze nuk më ka shënuar

Portieri i Kosovës Visar Bekaj është shndërruar në një nga pikat më të forta të Tiranës dhe këtë e tregoi edhe me një pritje vendimtare në derbin ndaj Partizanit, ndërsa sot ishte në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Dede, ku foli për transfertën e bardhebluve ndaj Laçit.

Si e shihni sfidën ndaj Laçit?
Kam dëgjuar që në fushën e Laçit është shumë vështirë. Është ekip shumë i mirë dhe ka kualitet. Ne jemi përgatitur maksimalisht.

T’i harrojmë të gjitha ndeshjet që kemi kaluar, kjo është finalja jonë e parë. Do të vazhdojmë të luajmë si finale. Gjitha skuadrat janë shumë të mira. Edhe Kastrioti ka hapur shumë probleme. Besoj jemi aty aty të gjitha skuadrat. Edhe Laçi është pretendent për titulli, por Tirana niset për fitore, si gjithmonë.

Synimi jonë është fitorja, pastaj nëse del ndonjë barazim nuk e di. Për humbje s’mendojmë fare.

Sa e vështirë do të jetë të ruani portën të paprekur, aq me tepër që Laçi ka një sulmues si Nwabueze?
Unë gjithmonë nisem që mos pësoj gol dhe kur ia dalim, së pari i merr meritat gjithë ekipi, më pas unë. Të nisemi me pozitivitet dhe besoj që do t’ia arrijmë. Jam përballur me Nwabuezen kur luante te Drita në Kosovë dhe e njoh si lojtar. Kemi dalë barazim në atë ndeshje, ai nuk më ka shënuar.

Ndaj Bardhit bëtë një pritje fantastike në derbi…

Nuk e prisja atë moment, mendova që do të dilte topi jashtë. Ai vetëm e goditi, nuk e pa portën fare. Isha aty me vendosje, nuk ishte shumë e vështirë.

A e shihni Tiranën si trampolinë për një kampionat më të fortë?

Unë për këtë qëllim kam ardhur te Tirana. Të bëj lojë të mirë të shpallemi kampionë dhe më pas ndoshta të bëjë lëvizjen më të mirë jashtë vendit. Shpresoj që Tirana të më ndihmojë edhe për paraqitjet me përfaqësuesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat