Barcelona është mposhtur bindshëm nga Juventusi, 0-3 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, për ta humbur primatin në grup dhe për të shkuar tutje si pozitë e dytë.
Tekniku i katalunasve, Koeman, në prononcimin pas ndeshjes, tha se skuadra e tij e humbi ndeshjen në gjysmë orën e parë të lojës.
Lexo edhe: Vlerësim fenomenal për Ronaldon, notat e futbollistëve: Barcelona – Juventus
Tutje, 57 vjeçari shtoi se sipas tij, penalltia a parë nuk ekzistoi.
“Sa i përket penalltive, mund të them se e para nuk ishte. Gjithsesi, ndeshjen e humbëm, dhe e humbëm në gjysmë orën e parë të lojës, pasi në një moment ia dolëm që të ktheheshim dhe ta kontrollonim atë. Por, duhet pranuar, nuk ishim në nivelin tonë”, ka thënë mes tjerash holandezi.