Formacionet e dy ndeshjeve të Kosovës

Futboll

Formacionet e dy ndeshjeve të Kosovës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:40
Pamje nga një ndeshje

Gjatë ditës së sotme zhvillohen tri takime shumë interesante në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës, shkruan Insporti.

Ndeshja më e rëndësishme sot do të jetë ajo në mes të Gjilanit dhe Prishtinës që luhet në stadiumin e qytetit.

Një tjetër takim interesant do të jetë edhe ajo në mes të Drenicës dhe kampionit në fuqi Dritës.

Lideri aktual kërkon që të triumfojë në Skenderaj, në mënyrë që të mos e lëshojë kreun e tabelës, pasi aktualisht kanë 36 pikë, derisa Drenica është në të tetin me 18 sosh.

Një takim për të mos e humbur është edhe ai në mes të Feronikelit dhe Besës, e që do i kërkojnë pikët maksimale.

Gjilani – Prishtina

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Kastrati, Fustar, Ferreira, Rapa, Useini, Musolli, Hila, Kqiku, Progni, Nikaç. Krytrajner: Sallah Sherifi

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Zyba, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Balde, Thaqi, Malaj, Bojku, Dabiqaj, Hoti, Carioca, Maliqi, Simonovski. Kryetrajner: Klodian Duro

Besa: Kolaj, Papuqi, Qorraj, Xhaka, Maznikolli Rajovic, Idrizi, Salihu,Krasniqi, Haxhiu, De Paula. Kryetrajner: Jerome Klein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat