Premier Liga angleze vjen me katër takime interesante

Futboll

Premier Liga angleze vjen me katër takime interesante

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 10:43
Ilustrim

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa përballje interesante, ku në programin e ditës së shtune parashihet të zhvillohen dy derbi tejet të fortë mes Manchester United e Manchester Cityt dhe Everton e Chelsea.

“Djajtë e Kuq” dhe “Qytetasit” takohen sot në derbin e qytetit të Manchester, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”.

Në anën tjetër Chelsea po shikon të vazhdojë formën e mirë kundër skuadrës së Evertonit, ku “Blutë” e Londrës e zhvillojnë këtë ndeshje si mysafirë në stadiumin “Goodison Park”.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligë e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:30 Ëolverhampton (10) – Aston Villa (12) (Stadiumi Molineux)

16:00 Neëcastle United (13) – Ëest Brom (19) (Stadiumi St. James' Park)

18:30 Manchester United (7) – Manchester City (8) (Stadiumi Old Trafford)

21:00 Everton (9) – Chelsea (3) (Stadiumi Goodison Park)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat