Gëzim Rusi kurrë më afër që të largohet nga Arbëria, ja telashet 

Futboll

Gëzim Rusi kurrë më afër që të largohet nga Arbëria, ja telashet 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:54
Gëzim Rusi kurrë më afër që të largohet nga Arbëria, ja telashet 

Në afatin kalimtar të janarit padyshim se pritet të ketë edhe lëvizje të futbollistëve, për të shtegtuar në klubet e ndryshme të Kosovës por edhe jashtë vendit.

Gëzim Rusi, prej mesfushorëve më të mirë në vendin tonë, kurrë nuk është më afër që të largohet nga Arbëria e Dobrajës së Madhe, që garon në elitën e futbollit të Kosovës.

Burimet brenda klubit, tregojnë se Rusi nuk është i kënaqur me kushtet dhe tretmanin, ndaj ka shprehur dëshirën që të largohet nga ky mjedis.

Image

Jozyrtarisht thuhet se Rusi veç ka tubuar valixhet.  

Kontakti me Rusin është i pamundur, pasi që ai nuk ka qasje në telefon, për të pyetur, se a është e vërtetë se po e braktis debutuesin e ligës. Gjithçka do të shihet gjatë këtyre ditëve, se Rusi do të largohet apo jo nga Arbëria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat