Solskjaer: Pogba? Shpresoj ta realizojë dëshirën e tij këtu

Futboll

Solskjaer: Pogba? Shpresoj ta realizojë dëshirën e tij këtu

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 08:16
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, ka folur për mundësinë që ta mbajë Pogba te Djajtë e Kuq.

“Këtu te Manchester ka gjithmonë kërkesë për trofe. Sa më shumë trofe fitojmë, aq më shumë lojtarë do të duan të luajnë për ne dhe më pas duhet rritur niveli”.

“Kjo është ajo që do Pogba, është këtu prej disa kohësh dhe natyrisht që do të fitojë diçka. Shpresoj ta bëjë”.

“Ka një qëndrim shumë pozitiv në stërvitje dhe e adhuron suksesin më shumë se kushdo”, ka thënë trajneri i  United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat